Vdekja tragjike e Samantha Josephon në vitin 2019 pati shokuar të gjithë.
Në natën e kobshme në vend se të futet në një taksi Uber në Karolinën e Jugut, ishte futur gabimisht në veturën që më vonë u konstatua se gjendej vrasësi i saj.
Historia e Samanthas është rrëqethëse, dhe sërish në rrjetet sociale po qarkullon videoja e kamerave të sigurisë, që e tregojnë duke u futur në veturën që e çoi drejt vdekjes, transmeton Telegrafi.
Studentja 21-vjeçe e shkencave politike, atë natë kishte dalë për t’u argëtuar me miqtë, e kur rreth orës 2 pas mesnate i telefonoi Uberit, priti në parking që të shfaqet taksi.
Për koincidencë aty ishte parkuar Nathaniel Rowland, 24-vjeç, kurse Samantha mendoi se ishte taksia e saj.
Kur u fut brenda, ai aktivizoi butonin për bllokimin e dyerve, ku dyert mund të hapen vetëm nga jashtë.
Në atë natë të kobshme, ai i shkaktoi vajzës 120 plagë me thikë, e të nesërmen u gjet e vdekur në pyll, kurse menjëherë u arrestua vrasësi falë pamjeve të kamerave të sigurisë.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës. /Telegrafi/