Gjatë një turneu të madh në ShBA, këngëtari i grupit kult, Jane’s Addiction, Perry Farrell goditi në skenë kolegun e tij, kitaristin Dave Navarro.
Disa video nga Bostoni ku shihet 65-vjeçari Farrell duke sulmuar kitaristin Navarro gjatë një koncerti janë përhapur në internet. Anëtarët e tjerë të grupit dhe tingulli arritën disi t’i ndajnë dhe koncerti përfundoi papritur.
Gruaja e këngëtarit Farrell tha se përleshja ishte shkaktuar nga “tensioni dhe armiqësia” brenda grupit gjatë turneut të tyre të rikthimit.
Longer vid of fight that brought tonight's Jane's Addiction show to an early end.
Problems started in "Mountain Song" when Perry shouted at Dave. Issues got worse in "Three Days" + boiled over in "Ocean Size."
Crew + bassist Eric Avery subdued Perry
🎥 MiniSleater on Reddit pic.twitter.com/8I1pbza3VC
— JamBase (@JamBase) September 14, 2024
Ai pretendon se zhgënjimi i tij u rrit sepse grupi ishte “shumë i zhurmshëm dhe ia mbyti zërin”. Ajo shtoi se burri i saj vuante nga tringëllimë në veshët dhe dhimbje të fytit dhe “nuk këndoi deri në fund të këngës, por thjesht bërtiste vetëm për t’u dëgjuar”.
Bendi ka njoftuar sot në rrjetet sociale.
“I kërkojmë falje fansave tanë për ngjarjet që ndodhën mbrëmë”, kanë shkruar ata në Instagram.
Ata gjithashtu shtuan se po anulojnë koncertin e planifikuar në Bridgeport dhe se do t’ua kthejnë paratë e biletave fansave. /Telegrafi/