Lufta midis një gjarpri dhe një aligatori në një përrua në Passeio do Mindu në Brazil, që ndodhet në Parque 10, Centro-Sul, zona urbane e Manaus-it, tërhoqi vëmendjen e atyre që kalonin.
Banorët e rajonit pohojnë se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 06:00.
Ata regjistruan një video që tregon aligatorin duke kafshuar gjarprin, i cili kur mbrohet, mbështillet rreth aligatorit.
Sipas dëshmitarëve të përleshjes, prania e aligatorëve në rajon është e zakonshme, por jo e gjarpërinjve. Ata besojnë se aligatori po mbronte këlyshët.
Edhe pse zonë urbane, organet e kontrollit mjedisor nuk u aktivizuan. /Telegrafi/