Telegrafi

Video thirrjet e BBM tani edhe në iOS

Javën e kaluar BlackBerry e lëshoi versionin beta të aplikacionit të saj të freskuar BBM me video thirrje në platformën mobile të Google – Android, ndërsa tani tiparet e njëjta të këtij aplikacioni janë në dispozicion edhe në iOS dhe iPhone të Apple.

Tiparet e reja të BBM me video aktualisht janë në dispozicion në SHBA dhe Kanada për momentin, ndërkaq në vendet tjera do të lëshohen në muajin korrik.

Ju mund të gjeni më shumë detaje në lidhje me videot thirrjet e mundësuara nga BBM ne iOS dhe Android në faqen BlackBerry në këtë link.