Themeluesi i kompanisë Elon Musk ka prezantuar me anë të një videos përparimin e ndërtimit të megafabrikës në Berlin.
Fabrika e parë evropiane e Tesla do të hapet në Grünheide afër Berlinit këtë vit. Aty Tesla dëshiron të ndërtojë Model Y për tregun Evropian dhe gjithashtu të prodhojë bateri të reja, transmeton Telegrafi.
Themeluesi i kompanisë Elon Musk kohët e fundit demonstroi se si po zhvillohet ndërtimi me një video me dron në Twitter. Ndërtimi i ndërtesës kryesore është me sa duket pothuajse i përfunduar.
Giga Berlin progress pic.twitter.com/ekpG5qcbUi
— Elon Musk (@elonmusk) February 1, 2021
Synimi zyrtar është fillimi i prodhimit “drejt fundit të vitit”. Siç shkruan electrec, ka indikacione që prodhimi në uzinën gjermane mund të fillojë qysh në korrik.
Me videon e dronit nga fabrika e Berlinit, Musk gjithashtu përkohësisht i dha lamtumirën Twitter. Shefi i Tesla njoftoi se ai ishte duke pushuar “për një kohë”. /Telegrafi/
Off Twitter for a while
— Elon Musk (@elonmusk) February 2, 2021