Telegrafi

Video shqetësuese e tregon fëmijën në pelena, duke tymosur marihuanë (Video)

Madje, ai inkurajohet nga dikush i rritur, se si të tërheqë tymin dhe ta fus në organizëm.

Ky regjistrim që besohet të jetë bërë në Çikago të Shteteve të Bashkuara, është dorëzuar në hetuesi.

Tashmë Policia ka nisur hetime, për të gjetur fëmijën që po helmohet me substanca të ndaluar, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, personi që e ka bërë këtë filmim dhe e ka inkurajuar fëmijën të tymosë, do të dënohet për abuzim fëmijësh.  

/Telegrafi/