Telegrafi

Video shqetësuese e gruas duke ikur nga diçka që e përndiqte “nga qielli” bëhet virale

Një trend i çuditshëm i quajtur “gjuetia e dronëve” po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm edhe në Sydneyi të Australisë, ku pronarët e dronëve po i përdorin ata për t’i ndjekur dhe surprizuar njerëzit në rrugë.

Një video e postuar në Instagram, tregon pamjet e një gruaje që fillon të vrapojë ndërsa droni e ndjek.

Pamjet e shpërndara shpejt u përballën me kritika nga komentuesit, pasi sipas tyre ishin pamje tensionuese.

Grupi “Bad2theDrone” në të kaluarën është akuzuar për ngacmimin e njerëzve të pastrehë në Colorado, ndërsa tani po pranon kritika për përndjekjen e njerëzve me dron.

Ky trend i gjuetisë ka për qëllim të sjellë argëtim dhe të fitoj famë në internet, por përkundrazi ka përcjellë kritika të shumta.

Disa komentues kanë përshkruar veprimin si “rrëqethës” dhe kanë shprehur keqardhje për ngacmimin e të pambrojturve për qëllime argëtuese.

Kjo për faktin se ngacmimi nuk është formë argëtimi, dhe shumica prej tyre pajtohen që platformat e mediave sociale të angazhohen për të identifikuar dhe çrrënjosur këtë lloj përmbajtje të dëmshme.

Autoriteti i Sigurisë së Aviacionit Civil (CASA) thotë se merr rreth 3,000 ankesa për aktivitetet e dronëve, përfshirë ndjekjen, çdo vit. /Telegrafi/