Telegrafi

Video shokuese: Ja çfarë u bën një pilulë ekstazi

Një vajzë nga Skocia, e quajtur Amy Thompson, tregon se sa shumë e ka dëmtuar vetëm një pilulë me MDMA.

Ajo flet ngadalë në video, pasi ka vështirësi. “Faleminderit që më keni mbështetur”, thotë 16-vjeçarja.

Droga ka dëmtuar trurin e saj dhe efektet në trup janë lehtësisht të dukshme. Ajo lëviz me karrige dhe me shumë vështirësi, transmeton Mapo.al

Megjithatë familja thotë se është e lumtur, pasi vajza më parë ka qenë në koma.

Videoja e saj është një mesazh për të gjithë të rinjtë që tundohen nga droga.