Site icon Telegrafi

Video shokuese brenda burgut të ISIS-it, ku janë torturuar gratë dhe janë mbajtur si skllave seksi (Foto/Video)

Rebelët sirianë kanë zbuluar një burg, që besohet se është përdorur nga militantët e Shtetit Islamik për të torturuar gratë.

Burgu famëkeq ka 10 dhoma të vogla, të cilat janë përdorur për të burgosur dhe ndëshkuar gratë që nuk i janë bindur urdhrave të terroristëve, transmeton Telegrafi.

Ky zbulim shokues është bërë të mërkurën në qytetin Manbij, që së fundmi është çliruar nga ISIS-i.

Luftëtarët rebelë nga Këshilli Ushtarak i Manbij, kanë deklaruar për “Arab 24” se brenda burgut gjetur pajisje të ndryshme, stimulues seksual, kontraceptivë dhe narkotikë.

“Kemi gjetur barna të ndryshme, stimulues seksual, kontraceptivë dhe narkotikë që janë përdorur nga grupi terrorist për të torturuar gratë”, ka deklaruar për Sky News, lideri i grupit Omar Mazerli.

“Ata kanë metoda shumë të çuditshme të torturimit. Kemi pasur probleme të zbulojmë këtë burg pasi ishte mirë i fshehur”, ka shtuar ai.

Një video shokuese e publikuar në internet, shfaq momentin ku rebelët sirianë tregojnë njolla gjaku në jastëk dhe batanije, që kishin qenë të shtrira në dyshemenë prej betoni.

Në njërën prej dhomave të improvizuara sikur qeli, kanë gjetur një tas plastike që zakonisht përdoret për ushqimin e qenve me të cilin u kishin shërbyer ushqim dhe ujë të burgosurave. /Telegrafi/

Exit mobile version