Karim Benzema mund të përballet me 10 muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 75,000 euro nëse kërkesa e prokurorisë do të ketë sukses, në çështjen e tyre në lidhje me videon seksuale të Mathieu Valbuenas.
Të premten, gjyqtari vendosi të shtyjë dënimin deri në nëntor, ku sulmuesi i Real Madridit do të zbulojë fatin e tij.
Dënimi më 24 nëntor
Dënimi për këtë çështje do të konfirmohet më 24 nëntor, pasi gjyqtari ka vonuar vendimin e tij duke qenë se tashmë kanë përfunduar tre seanca gjyqësore.
Real Madrid do të përballet me Sheriff Tiraspol në Ligën e Kampionëve në të njëjtën ditë në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve.
Mbrojtja e Benzemas kërkon lirimin
Avokatët që përfaqësojnë Benzema kërkuan që ai të shpallet i pafajshëm, ndërsa sulmuan edhe Valbuenan.
“Valbuena është viktimë e akteve të tij, duke qenë se ka qenë vetë ai që ka filmuar vetën, me të cilën më pas tentuan ta shantazhonin”.
“Ai nuk është filmuar pa e ditur, ai filmoi veten në modalitetin selfie. Vajza e re nuk e dinte se po filmohej, filmimi i dikujt pa e ditur gjatë një akti seksual është i dënueshëm penalisht”, deklaroi mbrojtja e lojtarit të famshëm.
“Askush nuk është shqetësuar për këtë grua, madje as hetuesit.
“Që në momentin e parë të akuzës ata donin të rrëzonin një yll dhe për këtë e çuan në media që në fillim”.
“Benzema ka marrë një karton të verdhë vetëm tre herë në karrierën e tij, ai ka luajtur vetëm për dy klube dhe ai ende paguan taksa në Francë”.
“Ai ka një personalitet që e bën atë si është, më thuaj pse do të përfshihej në një bandë kriminale”, ka thënë avokati mbrojtës Sylvian Cormier. /Telegrafi/