Telegrafi

Video rrallë e aktit të dorëzimit të Serbisë (Video)

Është publikuar një video e 10 qershorit të vitit 1999 nga arkivi Agjencisë Associated Press, gjatë kohës kur ishte mbajtur takimi i dytë ndërmjet NATO-së dhe përfaqësuesve të ish Jugosllavisë.

Këto bisedime janë zhvilluar për pesë orë të shtunën në një kafene në Bllacë, ndërsa në ditën e dytë të dielën u mbajtën në një ndërtesë afër aeroportit në Kumanovë.

Në këtë takim ishte paralajmëruar Serbia nga NATO-ja që të tërhiqet nga Kosova ose do të fillojë lufta. Marrëveshje mes NATO-s dhe RFJ-së, e nënshkrua më 9 qershor 1999, hyri në fuqi më 11 qershor 1999.