Adriano Leite Ribeiro premtonte të bëhej një prej legjendave të futbollit botëror. Tetë gola të shënuar në nëntë ndeshje të Serie A me Parman në sezonin 2003/2004, ia siguruan atij transferimin e shtrenjtë te Interi, ku pritej të shkonte në hapat e fenomenit Ronaldo.
Braziliani nënshkroi për Nerazzurrët në janar të vitit 2004 dhe shënoi 12 gola në pjesën e mbetur të sezonit. Kulmi i karrierës së tij ishte nga korriku 2004 deri në qershor 2005, kur edhe shënoi një total prej 42 golash në të gjitha garat.
Mirëpo, vdekja e babait të tij, vetëm sa kishte filluar të ndikonte në karrierën e sulmuesit. Ai u dha pas alkoolit dhe filloi të mos kujdesej për peshën dhe formën fizike.
Në vitin 2008 u huazua te Sao Paulo, ndërsa vazhdoi të luante në klubet tjera në vendlindjen e tij, si në Flamengo, Corinthians e Atletico Paranaense. Madje ishte edhe pjesë e Romës (2010-2011), por asnjëherë nuk arriti ta rikthente formën e tij.
Megjithatë, në kulmin e karrierës së tij, ai ishte i pandalshëm dhe këtë e dëshmojnë videot që jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/CuriosidadesBRL/status/1242904085721944064
Great Goals: Adriano for Inter against Udinesepic.twitter.com/w10IrNlFE3
— Classic Football Shirts (@classicshirts) February 17, 2019