Kemi parë propozime nga më të ndryshmet, por së fundi është realizuar edhe një nën ujë.
Edoni nga Gjakova morri guximin dhe ftoi të dashurën e tij, Egzanen që ta bëjë një aktivitet zhytjeje pasi që i kishte premtuar se do ta bënin një eksperiencë interesante nën ujë, por kjo nuk i doli ashtu kësaj të fundit, tranmseton Telegrafi.
Edoni ishte përkujdesur mirë për organizimin, ku kishte kontaktuar anëtarët e Klubit të Zhytjes Prishtina që t’ia bënte një surprizë Egzanes.
Pas disa trajnimeve të shkurtra, për befasi të Egzanes, ai e ndalon zhytjen. Edoni e kishte një pyetje të vetme për Egzanën!
Se çfarë përgjigje morri Edoni, shikojeni videon e mëposhtme! /Telegrafi/