Joey Dailey është përpjekur, që gjatë dy viteve të fundit, të dokumentojë betejën e nënës së tij me demencën, ç’ka i ka shkatërruar asaj kujtesën.
Por, në një video të publikuar së fundi, Dailey duket vërtetë i tronditur.
Ai e pyet të ëmën për një nga personat në fotografi (që në fakt është ai vetë), por ajo nuk arrin ta njohë.
“Ishte dita më e keqe e jetës sime,” ka komentuar Joey pas publikimit të videos, transmeton tema.
Molley Daley, e ëma e tij, është 67 vjeçe dhe prej dy vitesh lufton me demencën.