Një incident është shënuar në mbrëmjen e të mërkurës në koncertin e Mozzik, Kidës dhe Getinjos.
Lokali “n’Bahçe t’Babs” në Podujevë i njohur për koncerte të mëdha të artistëve kishte ftuar Kidën, Mozzik dhe Getinjon.
Gjithçka shkoi për mrekulli deri sa në skenë u ngjit Mozzik, ku përkrahës të Readit shkaktuan probleme dhe sipas policisë hodhën dy shishe me koktej molotovi jashtë ambienteve të lokalit, shkruan Telegrafi.
Pavarësisht performancës së suksesshme, incidenti i shënuar alarmoi policinë që siguroi artistët dhe njerëzit e pranishëm.
Telegrafi ka siguruar pamje nga kjo ngjarje që ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në Podujevë: