Urata Rama u eliminua nga garat e Shenjtarisë 10 metra distancë në konkurrencën e femrave.
Ajo nuk arriti të bëjë më shumë se 402.3 pikë, duke përfunduar e 48-ta në ranglistë.
Kohavision ka regjistruar momentin e eliminimit, ashtu sikurse deklaratën e trajnerit të saj, Ali Pllana.
“Rezultat i pritur, por në përgjithësi jam i kënaqur”, u shpreh Pllana për KTV-në, shkruan Telegrafi.
Urata ishte e para sportiste në histori që ka përfaqësuar Kosovën me të gjitha simbolet dhe të drejtat e barabarta në ndonjë olimpiadë. /Telegrafi/