Në tentim që edhe më shumë të ngritin vetëdijen mbi këtë sëmundjes tek popullata, ekspertët holandezë kanë krijuar një lojë në të cilën lojtarët nxiten të kontrollojnë pandeminë e re.
"Kjo, në fakt është ajo që po ndodhë aktualisht, ajo që po ndodhë në botën reale", ka thënë Albert Osterhaus, shef i departamentit për virusologji në qendrën mjekësore “Erasmus”, i cili së bashku me kolegët e tij ka krijuar lojën "Gripi i Madh".
Osterhaus ka theksuar se loja është dizajnuar, në mes tjerash, edhe për atë që tek njerëzit të krijojnë ndjenjën se sa vështirë është të merren vendime kur bëhet fjalë për shëndetin publik. Loja mund të luhet pa pagesë dhe vetëm online në faqen e internetit www.thegreatflu.com.