Video-loja e licencuar WRC e EA me sa duket nuk do të ketë një version të ri së shpejti, por një seri risish që do ta përmirësojnë atë.
WRC arriti në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për një pasardhës të vërtetë, por zhvilluesi Codemasters është duke punuar shumë për shtesat e rëndësishme që janë planifikuar deri në pranverën e vitit 2025.
Pas arritjes së një liste të gjatë opsionesh kozmetike si veshjet e veturat dhe helmetat, gjëja tjetër e madhe do të jetë zgjerimi sezonal i vitit 2024 në tetor.
Ky zgjerim sjell një sërë veçorish të reja duke përfshirë automjete të reja, helmeta, veshje dhe vendndodhje.
Dy DLC të tjera janë planifikuar, i pari që do të arrijë gjatë dimrit dhe i dyti në pranverën e vitit 2025. Të dyja do të shfaqin më shumë vetura, faza shtesë për vendndodhjet ekzistuese dhe më shumë sfida Moments që do t’i vendosin lojtarët në makina, faza dhe skenarë të veçantë.
Çmimi nuk dihet ende, por ata që blejnë zgjerimin e WRC 2024 duhet të dinë se janë përfshirë dy DLC shtesë. /Telegrafi/