Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) nisi këtë të premte një procedim penal ndaj kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, në lidhje me qarkullimin në rrjete sociale të një videoje erotike të bërë në zyrën e tij.
Të ftuar në Euronews Albania, ish-zyrtari i lartë i policisë Shemsi Prençi dhe gazetari Roland Qafoku zbuluan detaje në lidhje me skandalin.
Preçi tha se video është bërë pas datës 14 maj. Ai shtoi se e ka parë përpara 6 ditësh videon, ku shihet kryebashkiaku në marrëdhënie intime me një vajzë në zyrën e tij.
“Me sa jam informuar kjo video është bërë pak ditë pas fitores. Pas fitores së manadit të dytë, ka festuar fitoren e mandatit të dytë. Përafërsisht i takon datës 17 dhe 18 maj, ose mund të jem dhe gabim. Por e sigurt është që video është bërë pas datës 14 maj, e kam parë përpara 5 ose 6 ditës”, tha Prençi.
Nga ana tjetër gazetari Roland Qafoku tha se pasi ekspertët të bëjnë verifikimin e videos dhe të provojnë se nuk kemi të bëjmë me një montazh, atëherë duhet të bëhet dhe shkarkimi i kryebashkiakut, pasi kryerja e marrëdhënieve seksuale në zyrë është shpërdorim detyre.
“Duhet parë nëse ishte autentike video. Por është normale që të shkarkohet apo pezullohet kryetari i bashkisë, pas verifikimeve paraprake që do bëjnë ekspertët e këtyre videove. Pasi ata të vërtetojnë se nuk kemi të bëjmë me një montazh. Ajo që thotë zoti Prençi që është në zyrë kjo e shton skandalin dhe për më tepër brenda orarit zyrtar të punës. Janë të gjitha këto detaje që kanë bërë që SPAK të ketë nisur hetimet”, tha Qafoku. /Telegrafi/