Site icon Telegrafi

Video emocionuese, qeni po pret pronaren e tij në Hatay që ka mbetur e bllokuar nën rrënoja për pesë ditë

Videot shqetësuese dhe tronditëse të pasojave nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri po bëjnë xhiron nëpër botë.

Një ndër to është edhe ajo e një qeni në qytetin Hatay të Turqisë i cili po pret jashtë një ndërtese të shembur ku pronarja e saj mbeti e bllokuar për pesë ditë.

I mbijetuari i tërmetit, Mustafa Sonmez tha se e kishin dërguar qenin në një vend tjetër por u kthye, dhe se vazhdon të pret për pronaren e tij, transmeton Telegrafi.

“Qeni doli i gjallë ditën tjetër, dhe po pret pronaren e tij që atëherë. Ne e çuam në një vend tjetër por u kthye, vazhdon të pret këtu për pronaren e tij”, thotë Sonmez.

“Ajo është ende nën rrënoja, nuk është shpëtuar ende. Kur punonjësit e shpëtimit fillojnë të përdorin traktorin qeni fillon të lehë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version