Videoja e një babai dhe djali që kërcejnë së bashku për të festuar, në ditën kur 2-vjeçari Kristian Tomas ishte 11 muaj pa kancer, ka mrekulluar publikun.
Siç edhe mund të pritej, përcjell Telegrafi, videoja u bë virale në një kohë shumë të shkurtër, sepse askush nuk mund të qëndronte indiferent ndaj emocioneve dhe lumturisë së babait dhe të birit.
Ndryshe, Kristian u diagnostikua me leukemi në qershor të vitit 2018, pas së cilës iu nënshtrua kimioterapisë.
Babai i tij i devotshëm, Kenny, ishte i vendosur të argëtonte djalin e tij gjatë gjithë luftës me sëmundjen, kështu që ndërsa Kristiani ishte në spital, babai i tij vallëzoi për të.
Vogëlushit i ishte thënë në nëntor të vitit 2018 se ai nuk kishte më kancer dhe tanimë ai ka bërë 11 muaj, gjë për të cilën ata kanë festuar, djali me babanë e tij, koreograf dhe pronar i një studio vallëzimi.
“11 muaj pa kancer. Nëse ne mund ta bëjmë, edhe ju mundeni. Jetoni të lirë”, ka thënë ai.
Një video emocionuese e quajtur “The Dancing Dad” që prej asaj kohe ka grumbulluar mijëra shikime në profilin e Kenny. /Telegrafi/