Telegrafi

Video e rrallë, momenti kur Rifati dhe burrat e tjerë të Jasharajve u rikthyen nga mërgimi në Kosovë, dy javë pas çlirimit (Video)

Me 29 qershor të vitit 1999 katër meshkujt e familjes Jashari, Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamzë) Jashari, të cilët jetonin në mërgim, u kthyen në Kosovë, dy javë pas çlirimit.

Ata vinin në Kosovë, por nuk i takuan të gjallë më të dashurit e tyre, të cilët kishin rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës, të cilët deri në frymën e fundit luftuan me paramilitarët serbë me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari, nuk iu linte vend lotëve, por krenarisë dhe porosiste të gjallët që punohet në realizmin e aspiratave dhe që shqiptarët të ishin të bashkuar.

“Nëse doni me na i flladitë zemrat tona dhe me na i shëru varrët tona duhet të jeni të bashkuar më shumë sot se kurrë”, ishte porosia që Rifat Jashari dha atëherë.