Site icon Telegrafi

Video e rrallë e vitit 1944: Ceremonia e varrimit të regjentit Fuad Dibra (Video)

Një video e rrallë e ceremonisë së varrimit të regjentit Fuad Dibra, i cili ndërroi jetë më 22 shkurt 1944 në Tiranë.

Ky filmim, i nxjerrë nga arkivi gjerman i filmit në Berlin, është një sekuencë e shkurtër e një dokumentari javor informues që përgatitej dhe shfaqej në kinema për popullin gjerman.

Në këtë dokumentar jepeshin lajme nga të gjitha frontet e luftës dhe lajmi nga Shqipëria, për vdekjen e një personaliteti shqiptar, do të pasqyrohej në përmbledhjen javore informative të radhës.

Kjo video është interesante jo vetëm se ilustron ceremoninë e varrimit të një prej regjentëve shqiptarë por, po ashtu, është një nga filmimet e rralla të drejtuesve të shtetit shqiptar nën pushtimin gjerman.

Siç shikohet në video, fjalën e rastit e mbajti regjenti Mehdi Frashëri, i shoqëruar nga kryeministri Rexhep Mitrovica, ministri i jashtëm Bahri Omari etj.

Madje, Bahri Omari e ka dorën e majtë të lidhur, si pasojë e një plage të marrë nga një sulm i organizaur ndaj tij nga komunistët në Vlorë, në fund të muajit janar 1944.

Exit mobile version