Telegrafi Maqedoni sjell një video të rrallë për gjenerat e reja që nuk kanë dëgjuar për tërmetin shkatërrues që ndodhi në Shkup të vitit 1963.
Në video shihen pamjet duke u rrënuar objekte dhe pamje të objekteve të shkatërruara. Njerëzit shihen duke qenë në panik.
Tërmeti katastrofal ndodhi më 26 korrik 1963 në orën 05:17, ndërkaq goditje më të vogla pati deri në orën 05:43. Tërmeti i Shkupit u ndje në hapësirë prej rreth 50 mijë kilometra katror. Nga goditja u rrënuan 15.800 banesa, ndrkaq u dëmtuan 28 mijë banesa. Mbi 200 mijë njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.
Përndryshe në periudhën e fundit, në rajonin ë Ohrit kanë ndodhur me qindra tërmete, edhe atë më i forti prej 5 gradë Rihter./Telegrafi/