Telegrafi

Video e rikthimit të Benzemas te Franca tregon lidhjen e tij telepatike me Mbappen dhe Griezmannin

Një video mahnitëse individuale e Karim Benzemas kundër Uellsit tregon lojën dhe lidhjen telepatike me dyshen e sulmit, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Benzema luajti gjithë ndeshjen në kthimin e tij te Franca pavarësisht se humbi një penallti në pjesën e parë ndërsa fituesit e Kupës së Botës mundën Uellsin 3-0 përpara nisjes së Euro 2020.

Sulmuesi i Real Madridit bëri paraqitjen e tij të parë për kombëtaren ‘Les Bleus’ që nga tetori i vitit 2015 pasi ai dhe trajneri Didier Deschamps nuk kishte raporte aspak të mira.

Lexo po ashtu Franca bindëse ndaj Uellsit, Benzema humb penalltinë në rikthim

Por, sulmuesi 33-vjeçar dha një performancë mjeshtërore në krye të sulmit të Francës në paraqitjen e tij të parë pas rikthimit.

Ai nuk arriti të shënonte gol, por shkëlqeu në sulm – duke krijuar një marrëdhënie vdekjeprurëse në fushë me yjet e sulmit, Mbappe dhe Griezmann.

Treshja bëri kërdinë gjithë mbrëmjen, duke krijuar shanse dhe pasime të mira mes vete, ndërsa përgatiteshin me stil për turneun e kësaj vere.

Partneriteti i Benzemas me Mbappe dhe Griezmann mund të rezultojë vdekjeprurëse në Euro 2020 për ekipet kundërshtare.

Një video e Benzemas tashmë është shpërndarë në internet dhe kjo po bën bujë pasi po vlerësohet lartë bashkëpunimi i tij me bashkëlojtarët e sulmit. /Telegrafi/