Site icon Telegrafi

Video e prapaskenave Chelsea-Man Utd zbulon shumë gjëra: Vazhdon thyerja e madhe mes Mourinho e Hazard, ndërsa Morata i ofendon keq lojtarët kundërshtarë

Edhe pse kanë punuar së bashku te Chelsea, Eden Hazard dhe Jose Mourinho vazhdojnë të mos flasin njëri me tjetrin.

Edhe kësaj radhe dyshja e kanë injoruar njëri-tjetrin në tunelin e Wembley në prag të finales së Kupës FA të shtunën.

Pamjet e dala së fundmi e kanë zbuluar këtë gjë.

Chelsea e ka fituar takimin me rezultat 1-0, me Hazardin që shënoi nga penaltia.

Mourinho e përshëndeti Fabregasin dhe i dha një përqafim, gjë që nuk e bëri me Hazard edhe pse ishin shumë pranë njëri-tjetrit.

Për ta parë injorimin që i bëjnë njëri tjetrit e keni në minutën e 6:36 të videos.

Siç duket Mourinho dhe Hazard nuk janë ndarë mirë kur trajneri është larguar nga Chelsea.

Në anë tjetër edhe në fund të videos shihet Morata duke bërtitur “ivamos ostia! iQue chupen pola!”, që përkthehet “Ec aty! Të na e marrin në g**ë!”

Morata është dukur i lumtur që e ka fituar këtë trofe edhe pse nuk ka luajtur shumë.  /Telegrafi/

Exit mobile version