Telegrafi

Video e momentit të shkëmbimit të të burgosurve, basketbollistes Brittney Griner dhe tregtarit të armëve Viktor Bout

Një agjenci ruse e lajmeve dhe më vonë edhe media tjera amerikane dhe nga e gjithë bota publikuar një video të momentit të shkëmbimit të të burgosurve mes Brittney Griner dhe Viktor Bout, disa orë pasi basketbollistja u lirua.

Videoja u publikua nga agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, dhe tregon Griner të veshur me një xhaketë të kuqe dhe duke ecur drejt Bout, i rrethuar nga njerëz të paidentifikuar.

Në të, Bout shihet duke përqafuar dikë dhe duke shtrënguar duart me një person tjetër, ndërsa Griner largohet dhe kamera ndjek rusin.

Videoja e publikuar është e redaktuar

Një gjë që të bie në sy në video është se ajo ka një modifikim, me sa duket për të mos treguar momentin kur Griner dhe Bout shtrëngojnë duart.

Griner ishte arrestuar në Rusi që nga shkurti dhe u lirua të enjten në një shkëmbim të rënë dakord midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Basketbollistja amerikane u këmbye me Bout, një tregtar rus i armëve i dënuar. Para lirimit të saj, Griner ishte dënuar me nëntë vjet në një gjykatë ruse.

Marrëveshja mes ShBA-ve dhe Rusisë ishte shkëmbimi i dytë i tillë në tetë muaj, ndërsa u konfirmua edhe nga presidenti amerikan, Joe Biden. /Telegrafi/