Telegrafi

Video e jashtëzakonshme, yjet e futbollit e urojnë Ozilin për ditëlindje (Video)

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil ka festuar 28 vjetorin e lindjes.

Anëtari i Arsenalit e ka bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ditën e djeshme ka shënuar një gol në fitoren e Arsenalit 3-2.

Gjatë natës së mbrëmshme, Ozil ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Në këtë video janë disa nga yjet e futbollit të cilët i kanë uruar ditëlindjen Ozilit.

Përpos shumë emrave të mëdhenj si Sergio Ramos, Xabi Alonso, Ilkay Gundogan, Jerome Boateng gjermanin e kanë uruar edhe dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. /Telegrafi/