Site icon Telegrafi

Video duke konsumuar lëndë narkotike, kryebashkiaku i Bulqizës mbërrin në SPAK

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka mbërritur në SPAK pak pas orës 17:00 për t’u marrë në pyetje në lidhje me videon që qarkullon prej ditës së mërkurë, ku ai dyshohet se po konsumon lëndë narkotike.

Ndërsa, më herët në këtë institucion të ri të drejtësisë u thirr edhe gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi videon.

Hetimet e SPAK për kryetarin e Bashkisë Bulqizë do të zhvillohen për veprën penale “mbajtje substancash narkotike”.

Sipas nenit 283/b, krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga 3 deri në 7 vite burg.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e një kryebashkiaku në Shqipëri duke konsumuar kokainë në lokal

Një ditë më parë, Alla mohoi që të jetë personi në videon e publikuar në media, ndërsa akuzon Selinë Blu për montazh dhe shantazh./ A2 CNN

Exit mobile version