Rrënjët e Bjeshkëve të Nemuna, freskisë së lumit Erenik e aromës së gurit e drunjëve të kullave të Dukagjinit, në fshatin Nivokaz nga veriu me panoramën e bukur të Gjeravicës e nga jugu atë të Bjeshkëve të Sharrit i është është shtuar edhe puna e themeluesit të kompanisë VIDASUS, Ali Alija.
Themeluesi i komanpanisë Alijaj, dijeninë dhe pasurinë e fituar në mërgim e ktheu në Kosovë për ta investuar në ndërtimin e destilerisë që gjendet në fshatin e tij Nivokaz. Me këtë, Aliu i ka dhënë investimit të tij dimenzion shpirtëror, perveç atij ekonomik, duke e kthyer gjallërinë e prosperitetin në fshatin e tij të origjinës.
Në një intervistë për Telegrafin, Alija tregoi se ai është kthyer nga Evropa për të dhënë kontributin e tij në Kosovë.
“Ka qenë aspekti patriotik që më ka shti me u kthy prej Gjermanisë edhe me kriju një brend. Unë kam menduar të vi të krijoj një brend, e që tashmë i kemi 11 produkte dhe me ia lanë vendit tonë”, tregoi ai, duke shtuar se punën e bën me shumë pasion.
Me një “gëzuar” fillon të tregoj ku gjeti motivimin e nga vie inspirimi për të krijuar diçka kaq unike.
“Secila pije e ka historinë e saj, ‘Dukagjin’, ‘Vodkulla’, likeri i erëzave ‘Dashni me Brina’, likeri me lajthi e lulevjollcë ‘Zanë’, likeri i arrave që quhet ‘Andrra’ dhe rakia e mollës me emrin “Loçka”…etj etj. VIDASUS nuk është produkt industrial, mirëpo për t’i mundësuar dashamirësve dhe turistëve që t’i shijojnë shijet e veçanta…”, thotë ai.
Ai më bashkëpunëtorë kryesisht gra dhe vajza ka hapur pikat e degustimit dhe shitjes në Gjakovë, Prizren, Prishtinë dhe Tiranë e me eksport edhe në Gjermani e Zvicër.
“Ideja është që pija të shkon te njerëzit që e vlerësojnë pijen”, pohoi ai.
Aliaj tutje shtoi se fshati Nivokaz është ndër fshatrat më të vjetra, duke treguar se kanë edhe disa kulla që nuk janë prishur gjatë luftës.
“VIDASUS Destileria Nivokaz” është krijuar në vitin 2019 dhe përfaqëson një familje të numërt të prodhimeve alkoholike – prej ginit Dukagin e deri te vodka Vodkullë dhe likeri Zanë, Dashni me Brina. Andrra e Syrrush. Të gjitha prodhimet përmbajnë errëza e fruta të maleve e fushave të Kosovës, me qëllim të sinqertë të promovimit të ekonomisë lokale dhe pasurive natyrore të vendit tonë./Blerina Sallaj /Telegrafi/