Telegrafi

Vidali humbi penalltinë dhe ndeshjen, por nuk dorëzohet: Dua finalen me Juventusin

Arturo Vidal beson se Bayern Munich mund ta rikthej rezultatin nga ndeshja e parë e humbur kundër Real Madridit 2-1.

Ish futbollistit bianconer shënoi një gol, por humb penalltinë pas disa minutash.

Real Madrid fitoi 2-1 me golat e Cristiano Ronaldos.

“Kanë mbetur edhe 90 minuta dhe nuk ka mbaruar asgjë”.

“Jam i zhgënjyer që kam humbur penalltinë, por ky është futbolli. Dua ta sigurojmë kualifikimin në Madrid dhe shpresoj që të luajmë në finale me Juventusin”.

“Kemi besim, jemi skuadër e madhe dhe mund ta kthejmë në favor këtë rezultat”.

“E pash lojën e Juves, dukeshin të ishin në formë të mirë dhe shumë të fortë”, ka nënvizuar Vidal. /Telegrafi/