Telegrafi

Vidal zbulon kundërshtarin e padëshiruar në Ligën e Kampionëve

Mesfushori kilian, Arturo Vidal ka folur për shortin e mundshëm në Ligën e Kampionëve.

Ish-anëtari i gjigantit italian Juventus, thotë se nuk e preferon përballjen me ‘Zonjën e Vjetër’.

“Nuk dua të takohemi menjëherë me Juventusin. Nëse do të na bije ndeshja përballë tyre dua të jetë në finale”, deklaroi Vidal.

“Të jem i sinqertë nëse duam triumfin në Ligën e Kampionëve atëherë duhet t’i mposhtim të gjitha skuadrat e forta”, tha kiliani.

Tutje ai ka thënë se është rrezik i madh të mbetesh në pozitën e dytë në grup.

“Nëse mbeten në pozitën e dytë rrezikon të përballesh me skuadra gjigante. Gjithsesi ne synojmë ta fitojmë këtë trofe”, përfundoi mesfushori i Bayern Munich. /Telegrafi/