Telegrafi

Vidal ‘vodhi’ spektaklin në rrjetet sociale me makinën e tij të re – përkrahë janë edhe dy vetura luksoze

Futbollisti i Interit, Arturo Vidal është mburrur në Instagram me makinën e tij të re.

Kjo nuk do të ishte aq e çuditshme nëse nuk do të ishte për Fiat Pandan, që ai i shtoi koleksionit të tij të pasur të automjeteve luksoze.

Mesfushori kilian është mahnitur nga Fiati i vogël, siç e tregon përshkrimi i fotos që ka postuar:

 

“Dhurata më në fund ka ardhur. Ëndrrat janë bërë realitet! Kam vite që pres ta marr”, ka shkruar Vidal, i cili ka marrë pëlqime të shumta, mes të cilave edhe Edin Dzeko.

Zgjedhja bie ndesh me shijet e shumicës së kolegëve të tij, por Vidal nuk hezitoi të mburret me makinën e tij të re.

Madje ai ka postuar një video ku shihet duke vozitur një Fiat, derisa ishte me të dashurën e tij Sonia Isaza.

Kiliani ka gjithashtu një Ferrari 488 Spider të kuq në garazhin e tij që mund të arrijë një shpejtësi prej 330 km/orë, dhe ka gjithashtu një Brabus Amg G700 të zi që mund të shkojë deri në 240 km/orë dhe një Volvo XC.

Vidal luajti gjashtë ndeshje në fanellën e Interit këtë sezon dhe shënoi dy gola dhe dy asistime. /Telegrafi/