Arturo Vidal i ka lënë dyert e hapura për një largim nga Barcelona muajin që vjen, duke thënë se do ta shohim.
Mesfushori është i lidhur me një kalim te Interi, për tu bashkuar me Antonio Conten që punuan së bashku te Juve.
“Largimi? Do t’ia lë këtë përgjigje një personi tjetër. Nuk shqetësohem për të, do të bëjë pak pushim”.
“Agjenti im do të merret me këtë, por jam i qetë dhe i lumtur te Barcelona. Kur të kthehem do ta shohim”.
Vidal ka startuar vetëm në shtata ndeshjes këtë sezon, por ta se nuk është i gatshëm ta lërë Evropën.
“Shpresoj që të jem në gjendje që të qëndroj në Evropë edhe për shumë vite. Jam afër 100 golave dhe kjo më kënaq”.
“Nuk jam ai që vendos se kush do të luaj e kush jo, është vendim i trajnerit. Vazhdoj të kap mundësitë që më jepen dhe të kënaqem”.
“Shpresoj që të marrim trofetë që i kemi para nesh”, ka thënë Vidal. /Telegrafi/