Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, thotë se do të dëshironte që në skuadrën e tij të ardhshme të bashkohej me mesfushorin kilian Arturo Vidal.
Conte pritet që të bashkohet me skuadrën angleze Chelsea menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2016.
Ai ka punuar me mesfushorin e Bayernit gjatë kohës sa ishin te Juventusi dhe tani thotë se me dëshirë do të donte ta kishte në skuadrën e ardhshme.
“Arturo Vidal ka thënë se do të më merrte në luftë? Do ta merrja edhe unë. Ai është lojtar i mrekullueshëm. Duhet të pranoj që në Juve e pata të vështirë ta përshtatja”.
“Në kokën time doja lojë 4-2-4 dhe 4-4-2, por duke parë intensitetin e tij rreth fushës, vendosa të luaja në 4-3-3 dhe e transformoja në 3-5-2. Ai ka tipare të jashtëzakonshme fizike dhe teknike. Nëse mund ta drejtoja sërish, do të ishte fantastike. E dua në të gjitha skuadrat e mija”, ka thënë ai për El Pais.