Telegrafi

Vidal ndryshon mendje, qëndron në Barcelonë

Mbrojtësi spanjoll, Aleix Vidal nuk do të largohet nga Barcelona.

Edhe pse pritej largimi i tij nga ‘Camp Nou’, si duket spanjolli ka vendosur për të qëndruar.

Është e përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’, që ka dhënë lajmin për qëndrimin e spanjollit në Barcelonë.

Paraqitja e mirë e tij ndaj Borussia Moenchegladbach ka bërë që ai të marrë lëvdata nga Luis Enrique.

Vidal pritet të luaj si titullar edhe ndaj Osasunës në vikend për Barcelonën.

Kujtojmë që për shërbimet e tij interesim kishte shfaqur, Juventus, Milan, Inter dhe Sevilla. /Telegrafi/