Arturo Vidal thotë se Bayern Munichu në asnjë moment nuk iu frikësua eliminimit nga Liga e Kampionëve, prandaj doli fitimtar ndaj Juventusit.
Bavarezët u gjetën në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë, por ia dolën ta barazonin rezultatin në gjysmën e dytë dhe në vazhdime e fituan takimin me rezultat 4-2.
“Jam paksa i pikëlluar për eliminimin e Juventusit, por njëherësh i kënaqur që kam vazhduar tutje. Akoma kam shumë miq atje dhe e kam Juven në zemër”.
“Brohoritjet ofenduese? Nuk kam dëgjuar asgjë! Kam shumë dashuri për tifozët e Juventusit, ngjashëm siç kam pasur gjatë viteve të mrekullueshme atje”.
“Është vështirë të luash ndaj Juventusit, sepse janë të fortë dhe klinik në sulm. Është vështirë t’u shënosh gol”.
“Nuk besoj se kishim frikë, prandaj fituam. Ishim të qetë dhe e kontrolluam topin, duke e ditur se herët ose vonë do të riktheheshim”.
“Mendoj se Juve i sezonit të kaluar ishte më i fortë – sepse unë luaja atje!”, ka thënë në fund me shaka kiliani për Sky Sport Italia. /Telegrafi/