Aleix Vidal ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Alavesit, lëndim ky që pritet t’ia humb sezonin mbrojtësit spanjoll.
Mbrojtësi i Barcelonës është detyruar ta lë fushën e lojës në minutat e fundit të ndeshjes pas një ndërhyrje të rëndë të kundërshtarit, Theo Hernandez.
Pas pamjeve filmike shihet qartë këmba e lënduar e Vidalit dhe dhimbjet e mëdha që ndjente mbrojtësi spanjoll, përcjell Telegrafi.
Sipas medieve spanjolle, kontrollet e para të mjekëve katalanas kanë saktësuar se ai nuk ka pësuar frakturë, por ka një dëmtim të ligamenteve në këmbën e tij dhe i duhet sonte(shtunë) të qëndroj në spitalin e Alavesit.
Megjithatë, raportet e para të mjekëve parashohin një mungesë të gjatë deri në gjashtë muaj të futbollistit, duke bërë që ta humb këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bloYzcOZfaQ