Edhe pse gjigantët e mëdhenj të futbollit si Real Madridi e Manchester United i janë vënë pas, kiliani nuk është fare i interesuar për to.
“Torino më duket sikur shtëpia ime. Njerëzit janë të ngrohtë dhe pasionantë, sikur latinë, njëjtë sikur në Kili. Ata më përshëndesin kur unë eci rrugëve”, ka thënë fillimisht Vidal.
“Unë mund të qëndroj në Torino për tërë jetën, për familjen time dhe për njerëzit që më duan. Natyrisht, Juve gjithashtu është një ndër klubet më të mëdha në botë. Është shumë e vështirë të ndërrosh klubin kur jeni shumë të lumtur”, ka shtuar ai.
“Kjo skuadër është spektakolare dhe pas Scudettos, ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, përfundoi kiliani. /Telegrafi/