Telegrafi

Vidal i frustruar me rolin e tij te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka pranuar se ai është thellësisht i frustruar me mungesën e minutazhit.

Mesfushori 31 vjeçar ju bashkua Barcelonës gjatë kësaj vere, por ka startuar në vetëm shtatë nga 25 ndeshjet e mundshme për ekipin e Ernesto Valverdes.

“Është e vërtetë se isha tejet i frustruar, por nuk jam më”.

“Secili lojtar dëshiron që të luaj dhe të ndihet i rëndësishëm dhe kjo është arsyeja pse i bashkoheni një klubi, por nuk dëshironi që të shkaktoni edhe përçarje”.

Vidal dhe Valverde kanë raporte të acaruara mes vete

“Unë kam mësuar se askush nuk e sheh veten si startues këtu sepse ka konkurrencë dhe kush është më i miri luan”.

“Unë i di aftësitë e mia dhe e di se jo shumë mesfushorë në botë mund të ofrojnë atë që unë ofroj për një ekip në fushë”, deklaroi Arturo Vidal.

Arturo Vidal dikur ishte një prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë. /Telegrafi/