Telegrafi

Vidal dyfishon epërsinë e Barçës me një gol të bukur me thembër (Video)

Barcelona ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Girona.

Është mbrojtësi spanjoll, Aleix Vidal, i cili ka shënuar një gol të bukur për 2-0.

Goli i Vidalit erdhi në minutën e 48 të ndeshjes, duke tentuar pasimin për Luis Suarezin.

Megjithatë, uruguaiani hapi këmbët dhe goditja me thembër e Vidalit përfundoi poshtë këmbëve të portierit vendas. /Telegrafi/