Barcelona ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Girona.
Është mbrojtësi spanjoll, Aleix Vidal, i cili ka shënuar një gol të bukur për 2-0.
Goli i Vidalit erdhi në minutën e 48 të ndeshjes, duke tentuar pasimin për Luis Suarezin.
Megjithatë, uruguaiani hapi këmbët dhe goditja me thembër e Vidalit përfundoi poshtë këmbëve të portierit vendas. /Telegrafi/