Site icon Telegrafi

Vidal: Dua Ligën e Kampionëve me Barçën – me VAR, Bayerni do t’i kishte dy trofe evropianë më shumë    

Arturo Vidal (Getty Images)

Arturo Vidal ka folur për obsesionin e tij për të fituar Ligën e Kampionëve duke thënë se dëshiron ta fitojë me Barcelonën pasi ky është trofeu i tij i preferuar.

Me largimin e Paulinhos së kthyer në Kinë, Barcelona kishte një zbrazëti në mesfushë, të cilën e mbushën me transferimin e Arturo Vidalit, i cili arriti në Camp Nou në një nga lëvizjet më të habitshme të verës.

Mesfushori kilian foli për gazetën Mundo Deportivo, ku diskutuan ambiciet e tij për sezonin e ardhshëm, për të cilin ai i ka vënë sytë për sukses në Evropë.

Lexo po ashtu Arturo Vidal: Do të luftojë për Barcelonën

“Titulli im i preferuar është Liga e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Vidal për mediumin e njohur spanjoll.

Vidal duke festuar një gol me bashkëlojtarët e tij te Barcelona (Getty Images)

“E di që Barcelona e ka fituar atë në shumë raste, por unë dua ta fitoj atë tani”.

“Unë dua të fitoj të gjitha me fanellën e Barcelonës”.

Lexo po ashtu Vidal: Është një ëndërr, këtu për të fituar gjithë trofetë e mundshëm

Vidal vazhdoi të fliste për mundësitë e humbura të Bayern Munichut dhe se si atij i vjen keq që nuk ka fituar turneun me ekipin nga Bavaria.

“Me VAR-in, Bayerni do të kishte dy Liga të Kampionëve më shumë”, përfundoi mesfushori kilian. /Telegrafi/

Exit mobile version