Site icon Telegrafi

Vidal dhe Correa në ekipin e Interit për ndeshjen kundër Shakhtarit

(Foto: Twitter/Inter)

Arturo Vidal dhe Joaquin Correa janë përfshirë në ekipin e plotë të Interit prej 23 lojtarësh për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk.

Skuadra e Simone Inzaghit luan përballë ekipit ukrainas nesër (e martë) në NSK Olimpijs’kyj, në kuadër të Grupit D.

Vidal nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit të Nerazzurrëve si pasojë e lëndimit në kofshë, por kiliani do të jetë në dispozicion të trajnerit kundër ekipit të Roberto De Zerbit.

Mëngjesin e të hënës, 34-vjeçari është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të udhëtojë në Kiev.

E njëjta vlen edhe për Joaquin Correan, i cili ka munguar në ndeshjet kundër Fiorentinas dhe Atalantas.


Ekipi i plotë i Interit

Portierë: 1 Handanovic, 21 Cordaz, 97 Radu.

Mbrojtës: 6 de Vrij, 11 Kolarov, 13 Ranocchia, 32 Dimarco, 33 D’Ambrosio, 36 Darmian, 37 Skriniar, 95 Bastoni.

Mesfushorë: 2 Dumfries, 5 Gagliardini, 8 Vecino, 14 Perisic, 20 Calhanoglu, 22 Vidal, 23 Barella, 77 Brozovic.

Sulmues: 7 Sanchez, 9 Dzeko, 10 Lautaro, 19 Correa.


/Telegrafi/

Exit mobile version