Site icon Telegrafi

Victoria pranon se e ka të vështirë t’i bëjë të gjitha

Victoria Beckham ka thënë se burri i saj, David Beckham, është tepër mbështetës për punën e saj, por ajo insiston se familja është primare.

Këngëtarja e shndërruar në dizajnere kohët e fundit ka pranuar se nuk ka kohë për një jetë sociale mes punës dhe kujdesit për katër fëmijët e çiftit, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, shkruan Daily Mail.

Krahas kujdesit ndaj familjes, ajo është e përqendruar te puna dhe biznesi.

42-vjeçarja ka thënë për versionin australian të Vogue se dëshiron të jetë “nëna më e mirë dhe gruaja më e mirë”.

Victoria ka pranuar se edhe pse familja vjen e para, ajo është në gjendje të përqendrohet në punën dhe biznesin e saj në saje të mbështetjes së familjes së saj.

Exit mobile version