Victoria Nuland, ndihmës sekretarja e shtetit të ShBA rreth 10 korrikut duhet të arrijë në Maqedoni, ka njoftuar Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni
“Tani është koha ti jepet fund krizës politike“, kishte porositur Nuland në Shkup, vitin e kaluar, por një vit më vonë kriza vetëm që u thelluar.
Tani pritet që vizita e saj ta ndërpres heshtjen në negociatat midis katër partive. Kjo nuk do të thotë ti ul në tryezën e negociatave liderët partiak, e as të ofrojë zgjidhje përfundimtare për krizën, por funksionarja e lartë amerikane mund ti nxis ata të tërhiqen nga vijat e tyre të kuqe.
Në qarqet politike madje përmendet edhe marrëveshja e re politike i cili po ashtu mund të rezultojë me zgjedhje, ndërsa tashmë opozita e ka përmendur nëntorin si datë e mundshme.
Agjenda e vizitës së Nuland akoma është duke u akorduar, dhe kështu përpos takimeve me liderët, nuk dihet nëse fare do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov, i cili në fjalimin e tij të fundit akuzoi se shtete të huaja e destabilizojnë Maqedoninë./Telegrafi/