Taanimë është bërë e ditur agjenda e zëvendës-sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, e cila të dielën do të vizitojë Kosovën.
Fillimisht Nuland pritet të takojë presidentin Hashim Thaçi, pastaj kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Ajo do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës-kryeministrin Hajredin Kuçi dhe kryediplomatin Enver Hoxhaj.
Nuland po ashtu do të takohet edhe me zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanoviq.