Victoria Beckham ka refuzuar ribashkimin me anëtaret tjera të “Spice Girls” për të festuar 20 vjetorin e grupit.
Mirëpo, 42-vjeçarja tash ka thënë se nuk do që Geri Horner, Mel B dhe Emma Bunton t’i këndojnë këngët e vjetra të bendit të vajzave.
Këngëtarja e shndërruar në dizajnere ka thënë për revistën Style të The Sunday Times se është paksa pikëllues fakti i ribashkimit të treshes.
“Mendoj se ato duhet të krijojnë material të ri, sepse ajo që kemi bërë si ‘Spice Girls’ ka qenë shumë e veçantë”.
“Nëse i këndojnë këngët e ‘Spice Girls’, mendoj se do të pikëllohem paksa”, ka deklaruar Victoria, e cila megjithatë u ka uruar fat tri anëtareve që tash njihen me emrin GEM. /Telegrafi/