Telegrafi

Victoria nuk e ka pritur mirë intervistën e David Beckhamit, zeshkania ka qarë për dy ditë

Victoria Beckham thuhet se ka qar për dy ditë rresht pasi ka shikuar intervistën e bashkëshortit të saj, Davidit.

Bukuroshja dhe ish-futbollisti janë të martuar gati 19 vjet gjersa romancën e tyre e kanë filluar në vitin 1997.

Çifti i takon një linjë të njerëzve që kërkojnë ta ruajnë jetën private larg nga syri i publikut.

Sidoqoftë, David Beckham ishte i pari që u hap për publikun kur ishte fjala për marrëdhënien e gjatë prej dy dekadash dhe kjo lëvizje thjesht e tronditi gruan e tij.

Zeshkania pohohet të ketë thënë se ndihej e “shkatërruar absolutisht”, sepse babai i fëmijëve të saj ishte aq i pandjeshëm kur bëhet fjalë për martesën e tyre, thanë burime të afërta me çiftin për Journal of The Sun.

“Nuk e ka pritur aspak mirë intervistën. Ajo ndihet e shkatërruar. Dy ditë nuk ka reshtur së qari”, shtoi burimi.

Lexo po ashtu David Beckham flet rreth jetës bashkëshortore me Victorian: Po bëhet gjithnjë më e komplikuar martesa jonë

Theksojmë se britaniku pranoi në një intervistë të fundit se ishte martesa “komplikohet” kur dy njerëz janë të martuar për një kohë të gjatë.

“Mendoj se martesa është gjithmonë punë e vështirë. Fëmijët shpesh duan vëmendjen tuaj që në fakt e meritojnë dhe kjo mund të çojë në situata të vështira, të tilla, si largimi prej njëri-tjetrit”, tha David. /Telegrafi/