Në vitin 2010, Victoria Bechkam është kritikuar ashpër, se po angazhon modele thatanike për shfaqjet e saj të modës.
Në prezantimin e koleksionit të saj të fundit, gjatë Javës së Modës, që po zhvillohet në New York, ajo ka goditur sërish.
Kreatorja 41-vjeçare, ka angazhuar modele shumë të dobëta, për të prezantuar veshjet e saj.
Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga të pranishmit në sallë, si dhe 15 milion ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Përkundër admirimin që fansat kanë për Vikin, ata e kanë cilësuar si të paparanueshme, angazhimin e “femrave të uritura për vdekje, vetëm për të pasur trup të hollë”.
Madje, modelet e saj janë quajtur si “skelete në pasarelë”, për shkak të dukje së tyre të dobët. /Telegrafi/